INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masakra në Irak, gjenden disa varre masive, mes tyre gra dhe fëmijë

Masakra në Irak, gjenden disa varre masive, mes tyre gra dhe fëmijë

Publikuar më: 11:36 17-12-2017

Dy varreza masive janë zbuluar në qytetin verior Sinjar, Irak.

Mësohet  se deri tani raportohen rreth 90 kufoma mes tyre meshkuj, gra dhe fëmijë.

Mediat në Irak, shkruajnë se varret masive janë gjetur në Sinjar i cili zotërohej nga terroristët të cilët kanë kryer vrasje makabre dhe kanë skllavëruar mijëra femra dhe fëmijët e tyre.

Në fund të vitit 2015, qyteti Sinjar është çliruar dhe prej atëherë, atje janë gjetur më tepër se 30 varre masive të komunitetit jazidi. Religjioni jazidi ka elemente të krishterizmit, zoroastrianizmit dhe islamit.Grupi ekstremist, Shteti Islamik, i konsideron pjesëtarët e komunitetit jazidi për “besimtarë të djallit”. Shumica e kësaj popullate, me afro gjysmë milioni pjesëtarë, mbeten në kampe brenda rajonit autonom të Kurdistanit, në pjesën veriore të Irakut.

Article Logic
Execution time: 0.0035958290100098