INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masakër në Vlorë, vritet një i ri dhe një tjetër plagoset! Larje hesapesh?[EMRAT/FOTO]

Masakër në Vlorë, vritet një i ri dhe një tjetër plagoset! Larje hesapesh?[EMRAT/FOTO]

Publikuar më: 08:17 27-05-2019

Një atentat ka ndodhur në mesnatë në Vlorë në fshatin Poro të njesisë administrative Novoselë. Dy të rinj kanë qënë shenjestra e një atentati. Njëri prej tyre ka humbur jetën dhe tjetri ka mbetur i plagosur. Viktima është Sotiraq Mëhilli, 22 vjeç, ndërsa i plagosur rëndë është Eno Mata, 32 vjeç. I plagosuri ka marrë plumba në trup dhe në këmbë ku si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore është transportuar për në spitalin e Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 në mesnatë. Në momentin ku iu bë atentat dy të rinjtë ishin duke lëvizur me motor.
Dyshohet se shënjestra e antetatit është Mata. Dyshohet se ai ka vrarë një avokat në Greqi. Mata është një ndër personat më të kërkuar në shtetin helen. I riu akuzohet në Greqi për grabitjen me dhunë të një argjendarie dhe një banke, si dhe për vrasjen e avokatit, Michalis Zafiropoulos. Kjo ngjarje ka ndodhur në tetorin e vitit 2017.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa bëhet me dije se efektivë të policisë së Vlorës dhe FNSH-së po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.
Gjatë kërkimeve policia ka konstatuar një automjet tip Mercedes Benz duke u djegur në afërsi të fshatit Bishan, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori/rët gjatë gjatë atentatit mafioz.
Sipas burimeve, të Newsbomb.al automjeti është gjetur duke u djegur tek vendi i quajtur nënkalimi i Bishanit, jo më larg se 5 km nga vendi i ngjarjes.

eno.jpg

I plagosuri ENO MATA

Article Logic
Execution time: 0.0025110244750977