INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vritet një ushtar shqiptar i ISIS, [EMRI/FOTO]

Vritet një ushtar shqiptar i ISIS, [EMRI/FOTO]

Publikuar më: 09:58 14-05-2019

Në Siri nënemrin e luftë së ashtëquajtur “ të shenjtë” vritet një i ri shqiptar. 23-vjeçari është nga Kosova. Mediat kosovare raportojnë se viktima është Rron Emini nga Prishtina, i cili i ishte bashkuar organizatës terroriste të ISIS tre vite më parë.

Në vitin 2016 ai bashkë me disa të tjerë kishin kaluar ilegalisht kufirin për të shkuar në Turqi. Nga shteti turk, kosovarët kishin kaluar kufirin për të arritur në Siri, për t’u bërë pjesë e organizatës terroriste.
Për këtë rast Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri njoftuar zyratrisht se Emini ka ndërruar jetë në zonën e luftës, po s’ka dhënë dot më shumë detaje.
“Po kemi informacion që një kosovar, i cili ishte pjesë e grupit ‘Al-Nusra’, Rron Emini ka vdekur. Deri me tani këto informacione i kemi ne si autoritete të Kosovës”, deklaron Tahiri.
Dy javë më parë nga Siria në Kosovë u kthyhen dhe 110 shtetas më mesin e të cilëve edhe katër burra që dyshohet se kanë qenë pjesë e luftës të “Shtetit Islamik”. Për ta është hapur dhe një hetim.

roni.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0028848648071289