INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shënohen dhjetra shkelje nga zyrtarët e lartë, çështjet po i zbardh Prokuroria

Shënohen dhjetra shkelje nga zyrtarët e lartë, çështjet po i zbardh Prokuroria

Publikuar më: 10:45 14-05-2019

Janë 53 zyrtarë të lartë që një vit më parë kanë kryer abuzime të mëdha në drejtim të fshehjes së pasurisë. Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë këto çështje i ka referuar pranë Prokurorisë, hetimit tatimor, Policisë së Shtetit si dhe Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave. Zyrtarët i përkasin niveleve të ndryshme në administratë. Në raportin e ILDKPKI citohet se personat e dyshuar janë deputetë, kryetarë bashkie dhe drejtorë drejtorie. 

Mësohet se gjatë vitit 2018, Inspektorati i Lartë ka vijuar punën edhe me procesin e pranimit, regjistrimit dhe administrimit të deklaratave të interesave private, të subjekteve që mbartin detyrim për deklarim. Nga të dhënat e regjistruara dhe të administruara rezulton se numri i përgjithshëm i subjekteve që kanë dorëzuar deklaratat e pasurisë ishte 15.086 nga to 2.682 rezultojnë të jenë në funksion, 12.373 subjekte rezultojne të jenë ish-subjekte deklarues dhe 31 janë kandidatë.
Shkeljet vitet e fundit kanë qënë të shumta dhe shifra e 5 viteve të fundit është shumë e lartë. Vetë Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë ka vendosur 1.672 masa administrative ndaj zyrtareve, si 140 masa administrative me “gjobë”. Ndërsa rastet që i tejkalonin kompetencat e këtij institucioni janë depozituar pranë strukturave të hetimit tatimor. Bëhet fjalë për 315 kallëzime penale dhe referime të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496