INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkatërrohet banda e skifterëve shqiptarë në Francë, grabitën me dhjetra banesa [EMRAT]

Shkatërrohet banda e skifterëve shqiptarë në Francë, grabitën me dhjetra banesa [EMRAT]

Publikuar më: 10:31 14-05-2019

Autoritetet franceze kanë shkatërruar një bandë të përbërë nga grabitës shqiptarë .

Raportohet se 7 shqiptarë kanë rënë në pranga të akuzuar për vjedhje me forcë të rreth 70 apartamenteve në Nancy të Francës përgjatë tre muajve të fundit të vitit 2018.

Sipas policisë vlera e sendeve të vjedhura kap vlerën e 300 mijë eurove, duke përfshirë këtu bizhuteri, sende me vlerë dhe para cash.

Në pranga kanë rënë 4 anëtarët të familjes Kajtazi. Si pjesë e së njëjtës bandë në Shqipëri u ndaluan Besnik Fufi, Alfons Perloka dhe Aleks Marku, për të cilët gjykata caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale të “vjedhjes”, dhe “grupi i strukturuar kriminal.

Arrestimi i 7 personave të dyshuar u realizua në mënyrë të njëkohshme në Francë dhe në Shqipëri.

Tre të arrestuarit në Shqipëri do të gjykohen nga Gjykata për Krime të Rënda. Ndërsa 4 shqiptarët e arrestuar në Francë pritet të gjykohen nga autoritetet gjyqësore të Nancy-t.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883