INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pretenca/ Ja sa vite burg kërkon Prokuroria për Klement Balilin

Pretenca/ Ja sa vite burg kërkon Prokuroria për Klement Balilin

Publikuar më: 13:19 08-04-2019

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë sot pretencën për Klement Balilin, duke kërkuar që ai të dënohet me 18 vite burg si pasojë e akuzave për “trafik ndërkombëtar droge”.

I cilësuar “Eskobari i Ballkanit” përfiton ulje të dënimit nga gjykimi i shkurtuar, ndaj vitet e burgut për të zbresin në vetëm 12 vite.

Pretenca e Balilit u dha nga prokurori Ened Nakuci, pas dështimit të tre seancave gjyqësore të mëparshme.

Ish-kreu i Drejtorisë së Transportit Rrugor në Sarandë, akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fshehje të pasurisë dhe pastrim të parave.

Article Logic
Execution time: 0.0031750202178955