INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hidhet shorti/ Ja në duart e cilit gjyqtar do të jetë dosja e Klement Balilit [EMRI]

Hidhet shorti/ Ja në duart e cilit gjyqtar do të jetë dosja e Klement Balilit [EMRI]

Publikuar më: 12:31 30-01-2019

Vetëdorëzimi i Klement Balilit bëri bujë më mediet shqiptare dhe jo vetëm. Në Gjykatën e Krimeve të Rënda u hodh shorti për caktimin e trupës gjykuese që do të shqyrtojë dosjen e të ashtuquajturit ''Eskobari i Ballkanit''.

Flora Hajredinaj do të kryesojë trupën gjykuese prej tre gjyqtarësh që do të shqyrtojnë dosjen e Klement Balilit.

Pak ditë më parë dosja për Klement Balilin shkoi në gjykatë. Ndërkohë Avokati i Balilit, Theodhori Sollaku ka dorëzuar edhe një kerkesë për të proceduar me gjykim të shkurtuar. Pretendimi i mbrojtësit ligjor pritet të shqyrtohet ne seancën e parë të gjykimit te çështjes.

Balili nuk e ka pranuar akuzat ndërsa pas rreth dy vjet ne kerkim ai u vetëdorëzua në momentin kur dosja shkoi për gjykim.

Article Logic
Execution time: 0.0035479068756104