INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia liron të kthyerit nga Siria, mbeten në burg vetëm shqiptarët luftëtarë të ISIS

Policia liron të kthyerit nga Siria, mbeten në burg vetëm shqiptarët luftëtarë të ISIS

Publikuar më: 16:46 23-04-2019

Pjesa më e madhe e familjarëve që u kthyen nga Siria u liruan nga policia kosovare. Vetëm katër pjesëmarrës në luftë po mbahen në arrest, ndërsa për 32 gra u hapën hetime nën dyshimi për përfshirje në grupet terroriste

Prokurori i Prokurorisë së Posaçme, Sylë Hoxha tha se tashmë të kthyerit nga Siria janë liruar nga Qendra për Mbajtjen e të Huajve, që është në një fshat në periferi të Prishtinës dhe se ndaj një pjese prej tyre kanë filluar hetimet.
"Hetimet po zhvillohen për përfshirje në terrorizëm dhe do t'i marrim të gjitha veprimet për t'i zhvilluar ato. Hetimet do të vazhdojnë, pasi edhe më parë kanë qenë nën hetime, por ato janë pezulluar për shkak se kanë qenë jashtë vendit dhe për prokurorinë kanë qenë të paarritshme”, tsqaroi prokurori Sylë Hoxha.
Sipas autoriteteve të Kosovës, të gjitha ata që kanë kryer vepra penale do të përgjigjen para drejtësisë, ndërsa të tjerëve do t'u ofrohen mundësi për rehabilitim dhe riintegrim.
Të premten pas mesnate në Kosovës u kthyen 110 qytetarë që kanë qëndruar në vatrat e luftës në Siri në lindjen e mesme.
Në bazë të statistikave të policisë, afro 400 qytetarë nga Kosova, kanë marrë pjesë në gjashtë vitet e fundit në konflikte në Siri dhe Irak përkrah grupit militant të "Shtetit Islamik”, ISIS. Thuhet se më shumë se 70 prej tyre janë vrarë, shkruan DW.

Article Logic
Execution time: 0.0038309097290039