INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Samurai” i SHBA-së, vrau 32 persona me shpatë, çfarë deklaron në gjyq...

“Samurai” i SHBA-së, vrau 32 persona me shpatë, çfarë deklaron në gjyq...

Publikuar më: 11:33 19-05-2019

Nëse keni menduar se vrasësit serial ekzistojnë vetëm në filma e keni gabim. Një i tillë është arrestuar në SHBA. Bëhet fjalë për Nicholas Brent Gibson i akuzuar se ka kryer 32 vrasje me vetëdije dhe gjakftohtësi të plotë.

32-vjeçari u arrestua dy javë më parë në New York, si i dyshuar për vrasjen e personit me të cilin ndante shtëpinë dhe që nga vrasja e fundit lindën edhe dyshimet se ai mund të kishte kryer disa të tilla.

Gibson doli në Gjykatën Penale të Manhatanit dhe çuditërisht nuk shprehu keqardhje, por pranoi me gjakftohtësi para disa gazetarëve vrasjen e 32 personave, mes të cilëve edhe të 77-vjeçarit Erik Stocker, më të cilin ndante shtëpinë.

Theksojmë se në vrasjen e fundit ai kishte përdorur një shpatë samurai si dhe pretendoi se ishte viktima që donte të vdiste. Të njëjtën armë ai pretendon se e ka përdorur edhe në vrasjet e tjera.

Ai theksoi para gjykatësve se vrasjen e parë e ka kryer në moshën 12-vjeçare por ende policia do të kryej hetimet nëse deklarata e tij janë reale.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038888454437256