INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita e lirisë së shtypit/ Misioni ''u thye në mes'', fatet tragjike të qindra gazetarëve

Dita e lirisë së shtypit/ Misioni ''u thye në mes'', fatet tragjike të qindra gazetarëve

Publikuar më: 10:59 03-05-2019

Liria e shtypit është për të ardhur keq! Dita botërore e lirisë së shtypit i gjen qindra gazetarë me pranga në duar. Ndërsa vetëm në vitin 2018, 80 prej tyre janë vrarë në kryer të detyrës.

Këto janë gjetjet e organizatës për të drejtat e gazetarëve “Reporterët pa Kufij”. Është dhe më i trishtë fakti se në pjesën më të madhe të rasteve autorët që u kanë marrë jetën gazetarëve nuk janë dënuar. Në dekadën e fundit janë shënuar 324 viktima nga radhët e gazetarëve dhe në 85% të rasteve autorët ose nuk janë identifikuar ose nuk janë dënuar.
Gjatë 2018 vendet më të rrezikshme për jetën e gazetarëve janë Afganistani, Siria, Kina, Irani, Arabia Saudite, Egjipti dhe Turqia. Vetëm në Afganistan 14 gazetarë u vranë përpara zgjedhjeve parlamentare të 20 tetor 2018. 9 nga ta u vranë në një akt terrorist kundër një grupi gazetarësh në Kabul. Ndërkaq 11 gazetarë u vranë teksa po raportoni për luftën në Siri. Një numër prej 348 gazetarësh vuajnë dënimin nëpër burgje, pasi u përpoqën të thonë të vërtetën. Pjesa më e madhe e tyre janë prangosur në Kinë, Iran, Arabi Saudite, Egjipt dhe Turqi.
60 gazetarë nuk e kanë jetën e sigur, pasi që prej vitit 2018 po mbahen peng nga grupe ushtarake militante në zona të luftës. 59 nga ta po mbahen peng në Siri, Irak dhe Jemen.
Raporti vlerëson se në 2018, gazetarët si kurrë më parë nuk janë përballur me kaq shumë dhunës dhe trajtime abuzive.

Article Logic
Execution time: 0.0036189556121826