INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Epoka e Macron dhe Tsipras po mbaron! Befasojnë sondazhet për zgjedhjet e Parlamentit Europian

Epoka e Macron dhe Tsipras po mbaron! Befasojnë sondazhet për zgjedhjet e Parlamentit Europian

Publikuar më: 21:42 26-05-2019

Nëpër të gjithë Europën po zhvillohen zgjedhjet e kandidatëve në të gjitha partitë kryesore për eurodeputet.

Sondazhet e para po tregojnë atë që gjithë I trembeshin. Partitë ekstremiste kanë marrë më shumë vota se ato që janë aktualisht në pushtet.

Shembulli më i qartë për këtë është Franca dhe Greqia.

Sondazhet paraprake nxjerrin partinë e djathë të Marine Le Penit fituese në zgjedhjet e Parlamentit Europian në Francë.

Sondazhi i IFOP, tregon se krahu i djathtë ka fituar 24% krahasuar me 22.5% të partisë së qëndrës së presidentit Macron.

Ndërsa në Greqi, përsa i përket Exit Poll të fundit të publikuar në televizionin grek nga kompania KAPA Research partia e ND (Demokracia e Re) është perpara me 10% ndaj partisë se kryeministrit grek, Aleksis Tsipras.

Sipas komentuesve Aleksis Tsipras humbi shumë nga votuesit për shkak të marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut në lidhje me emrin por dhe nga politika e jatshme e Greqisë në tërësi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036609172821045