INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masakër me bilanc tragjik, 4 të vrarë dhe dhjetra të plagosur [FOTO]

Masakër me bilanc tragjik, 4 të vrarë dhe dhjetra të plagosur [FOTO]

Publikuar më: 09:42 05-06-2019

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Australi. Një person ka vrarë katër të rinj dhe dhjetra të tjerë u plagosën. Në qytetin Darwin mësohet se personi i armatosur hapi zjarr me një pushkë automatike të kalibrit 12mm dhe kishte precedentë penalë.

Një orë pas masakrës, policia arrestoi një të dyshuar dhe më pas ai u identifikua me emrin Ben Hoffmann dhe që ishte në lirim me kusht. Sipas policisë vrasësi kishte sulmuar disa lokale nate duke kërkuar një individ për të cilin policia ende po heton.
Kjo është ngjarja nga mediat po komentohet si më e keqja në Australi që nga masakra e Port Arthurit në vitin 1996, kur një i armatosur me pushkë ushtarake gjysmë automatike vrau 35 persona. Pas kësaj ngjarje pati një përmirësim të ligjit të mbajtjes së armëve dhe kjo solli rënien me 80% të numrit të vrasjeve.

MASSSS.jpg

burraok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036458969116211