INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti Freedom House, mediat në Shqipëri nuk ‘ngrenë kokë’

Raporti Freedom House, mediat në Shqipëri nuk ‘ngrenë kokë’

Publikuar më: 09:38 05-06-2019

Mediat shqiptare konsiderohen pjesërisht të lira nga raporti i fundit i Freedom House. “Shqipëria dhe Kosova, po ashtu kanë nga 2 pikë sikurse edhe të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimor”, citon Zëri i Amerikës. Matja bëhet nga 0 deri në 4 ku rezultati 0 përfaqëson shkallën më të vogël të lirisë dhe ai 4 shkallën më të lartë të lirisë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor vlerësohen me 2 pikë. Në raport përmenden qeveria e Viktor Orbanit në Hungari dhe adminisrata e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që kanë arritur "sukses" në heshtjen e gazetarisë kritike.
Të dy udhëheqësit, thuhet në raport, kanë përqendruar pronësinë mbi mediat në duart e miqve të tyre.
Organizata Freedom House, me seli në Shtetet e Bashkuara, thekson në raportin e saj të publikuar këtë të mërkurë se në demokraci sikurse edhe në shtetet autoritare udhëheqësit që synojnë konsolidimin e pushtetit po gjejnë mënyra të reja për të shtypur gazetarinë e pavarur.
Në raport thuhet mes tjerash se udhëheqësit antidemokratik në demokracitë e brishta kanë provuar të trembin mediat duke përdorur mjete ekonomike, ligjore dhe joligjore për të bërë të heshtin gazetarët kritik dhe për të forcuar mediat 'miqësore'.
Sipas të dhënave të Freedom House, liria e medies është përkeqësuar në mbarë botën gjatë dekadës së fundit, me forma të reja të shtypjes që zbatohen si në shoqëritë e hapura edhe në shtetet autoritare.
Trendi është më i shprehur në Evropë, më parë një fortesë e lirive dhe në Euro-Azi e në Lindjen e Mesme, ku janë të përqendruara shumë nga diktaturat më të mëdha në botë.
Në disa prej demokracive më me ndikim në botë, thuhet në raport, shtresa të mëdha të popullsisë nuk marrin më lajme dhe informacione të paanshme. Kjo nuk ndodh se gazetarët janë futur në burg, siç mund të ndodhë në shtetet autoritare. Në vend të kësaj, thuhet në raport, mediet kanë rënë pre e përpjekjeve për të mbytur pavarësinë e tyre. Metodat e zakonshme përfshijnë mes tjerash edhe trysninë ligjore e financiare, çështjet e pronësisë dhe denoncimet publike të gazetarëve të ndershëm.
Qeveritë gjithashtu kanë ofruar mbështetje për mediet 'miqësore' përmes masave të tilla si kontrata shtetërore fitimprurëse, vendime të favorshme rregullatore dhe qasje preferenciale në informacionin shtetëror.

Article Logic
Execution time: 0.003960132598877