INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sëmundja që po vret më shumë të rinjtë është…

Sëmundja që po vret më shumë të rinjtë është…

Publikuar më: 09:32 05-06-2019

Të rinjtë shqiptarë po preken gjithnjë e më shumë nga sëmundjet vdekjeprurëse. Më të shumta janë sëmundjet e zemrës, nga të cilat në fakt humb jetën dhe pjesa më e madhe e popullsisë. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2018, vdekjet nga grup sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” zënë 53.2 % të vdekjeve gjithsej. Ky grup sëmundje vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve, me një nivel vdekshmërie 404.7 për 100 mijë banorë.
Lajm i keq është se në 2018 është vërejtur në krahasim me 2017 ka një rritje të ndjeshme të jetëve të humbura në moshë të reja, dhe spikatin shumë foshnjat.
Është alarmante, por 20% e personave që kanë humbur jetën prej sëmundjeve kardiovaskulare janë të moshës 0-34 vjeç.
Në 2018 humbën jetën 139 persona në moshë të re nga 115 gjatë vitit 2017. Një vit më parë u shënuan 33 vdekje nga sëmundjen e aparatit të qarkullimit të gjakut tek fëmijët nën 1 vjeç, ose 32% më shumë se një vit më parë. Për grupmoshat 30-34 vjeç, rasti i fataliteteve ishte 30, dyfish më i larët se në 2017-n. Kurse të moshuarit duket se janë më të kujdesshëm, pasi po i mbajnë më nën kontroll sëmundjet kardiovaskulare, pasi vdekjet mbi moshën 65 vjeç u reduktuan me 3% në 2018-n në raport me 2017-tën.

Article Logic
Execution time: 0.0034699440002441