INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të reja nga masakra në Bulqizë! Flet vjehrra e viktimës…

Të reja nga masakra në Bulqizë! Flet vjehrra e viktimës…

Publikuar më: 14:57 28-12-2018

Ngjarja e rëndë në Bulqizë, teksa vjehrri ka goditur me dru pas koke dhëndrin e tij duke i shkaktuar vdekjen është komentuar nga vjehrra e viktimës. F. Cidhnaku është shprehur se e gjithë kjo ka ndodhur pas një konflikti në familje.

Ajo tregon se dhëndri Adriatik Jella i ka plagosur një ditë më parë djalin duke i prerë me thikë veshët.
"Adriatiku e goditi me thikë dhe i preu veshët, pasi plagosi djalin në Maqellarë më tha se nuk mbaron me kaq. Adriatiku ishte ndarë prej muajsh me vajzën tonë dhe tani kërkonte ta merrte sërish. Ne rrinim të izoluar me vajzën prej më shumë se dy muajsh. Vajza ka bërë denoncim në polici për dhunë", shprehet ajo.

Mësohet se Adriatiku ka qënë në burg dhe është liruar disa kohë më parë.

Sipas njoftimit policor, vjehrri, Veli Çidhnoku, 68 vjeç, është arrestuar për veprën penale të “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” në bashkëpunim, ndërsa dy vëllezërit, Flamur Delishi dhe Gani Delishi, të cilët u përfshinë së bashku me Çidhnokun në përleshjen me viktimën, janë arrestuar për veprën penale të ‘vrasjes me dashje’, të kryer në bashkëpunim.

Article Logic
Execution time: 0.0039191246032715