INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e 17-vjeçares në Laprakë/ Arrestohet bashkëpuntori i të dyshuarit [EMRI]

Vrasja e 17-vjeçares në Laprakë/ Arrestohet bashkëpuntori i të dyshuarit [EMRI]

Publikuar më: 14:55 28-12-2018

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin, policia e Tiranës ka vënë në pranga një person të dyshuar si bashkëpunëtor të autorit të atentatit në Laprakë, ku humbi jetën një 17 vjeçare dhe u plagos shoku i saj. Burime nga policia bëjnë me dije se ai është Ronald Muzhaqi. Ai akuzohet për përkrahje të autorit të krimit.

Ndërkaq vazhdon ende të jetë në kërkim i dyshuari kryesor për vrasjen, një 19 vjeçar nga Puka. Ngjarja dyshohet se ka lidhje me një konflikt banal mes tij dhe 23-vjeçarit Benga, që mbeti i plagosur.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038020610809326