INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas 9 ditësh në temperaturë -40 gradë, shpëtojnë mrekullisht aplinistët, babë e bijë[FOTO]

Pas 9 ditësh në temperaturë -40 gradë, shpëtojnë mrekullisht aplinistët, babë e bijë[FOTO]

Publikuar më: 15:13 28-12-2018

Dy alpinistët kosovarë, babë e bijë të cilët ishin prej nëntë ditësh të izoluar në majën më të lartë të kontinentit të Antarktidës kanë shpëtuar mrekullisht.

Mrika Nikqi, 17 vjeç është shqiptarja e parë në botë, që së bashku me babanë e saj Arianit pushtoi majën më të lartë të Antarktidës.
Babë e bijë mbetën të bllokuar bashkë më ekipin e alpinistëve për shkak të motit të keq që arrin në tempereaturë -40 gradë për 9 ditë.
Në rrugën e kthimit ata janë ndeshur me motin ekstrem.
Shoqata e Bjeshkëtarëve të Kosovës bën të ditur se më 16 dhjetor 2018 në orën 21:30, Mrika dhe Arianit u ngjitën në majën Mount Vinson, 4892 metra në motin e acartë e në të ftohtit ekstrem të kontinentit të akullt.
Sipas shoqatës për herë të parë flamuri i kombit dhe ai i Kosovës u ngrit në këtë kontinent të largët.
Në janar të këtij viti Mrika së bashku me babain e saj arritën të ngjiten në majën më të lartë në Afrikë të quajtur Uhuru Peak, e njohur edhe si maja e Kilimanxharos.

vajok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039219856262207