INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshimet e ministrave, Basha: Rama mund të vërë edhe shoferin e parukieren e tij

Ndryshimet e ministrave, Basha: Rama mund të vërë edhe shoferin e parukieren e tij

Publikuar më: 14:43 28-12-2018

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i konsideroi tallje të qytetarëve nga Rama ndryshimet në qeveri. Ai deklaroi se Rama vendos kë të heq e kë të shtojë, duke thënë se ministër sot mund të kishte bërë edhe shoferin apo parukieren e tij. “Ndryshimet në qeveri, tallje e madhe për shqiptarët. Ai vendos kë të dojë dhe nuk ka kush ta ndalojë. Edi Rama sot mund të kishte vendosur Ministër shoferin e tij dhe parukieren e tij dhe nuk ka kush ta ndalë. Ministrat e larguar janë njerëz të korruptuar dhe të inkriminuar, largimi i tyre nuk mjafton. Ata duhet të dalin para drejtësisë. Por me aktin e sotëm Edi Rama dëshmoi se ai nuk ka nevojë për Ministra, ai qeveris direkt me oligarkët dhe krimin. Me ata përcakton se si grabiten pasuritë dhe paratë e shqiptarëve, me ta ka qeverisur në këto 5 vite dhe me ta do të vazhdojë të qeverisë”, deklaroi Basha.

Për ministrat e rinj, kryeopozitari pati këtë vlerësim: “Ajo që ju ka ofruar shqiptarëve është një përzierje njerëzish të paaftë, anonim, madje disa thellësisht të korruptuar. Por roli i tyre është vetëm të shërbejnë si fasadë e qeverisjes së Edi Ramës me oligarkët dhe me përfaqësues të krimit të organizuar. Në këtë kuadër e ka më të lehtë që vendimet që i merr bashkë me oligarkët dhe kriminelët ti vulosin ky grup njerëzish pa asnjë profil dhe përgjegjësi politike, por siç e thashë anonim, të paaftë dhe disa thellësisht të korruptuar, të njohur si njerëz të zhytyr në afera korruptive”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385