INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Marrin fund sorollatjet. Informacion me një klik

Marrin fund sorollatjet. Informacion me një klik

Publikuar më: 16:05 16-03-2018

Mos u lodhni më. Nëse keni nevojë për ndonjë informacion publik, sorollatjet nëpër zyrat shtetërore po marrin fund. Mjafton që ju të futeni në faqen www.pyetshtetin.al, dhe çdo informacion që do të kërkoni, me karakter të interesit publik, do tju vihet në dispozicion. Për këtë qëllim qeveria ka ndërmarrë një projekt pilot, i cili është i shtrirë në 7 institucione mes tyre ministri, KLSH dhe njësi vendore. Kjo do ta bëjë më të lehtë procedurën e marrjes së informacion, pa qenë nevoja ti drejtohemi zyrave, ku sorollatjet dhe zvarritjet kanë qenë një nga problematikat më shqetësuese për qytetarët por jo radhë edhe për mediat. Fondacioni për Shoqëri të Hapur për Shqipërinë, lajmëron se ka nisur konsultimi publik për këtë çështje.
Njoftimi:
“Këshilli i Ministrave miratoi VKM për Regjistrin elektronik të kërkesave dhe ankesave elektronike për të drejtën e informimit. Kjo VKM e bën të detyrueshme për të gjithë autoritetet publike përdorimin e portalit www.pyetshtetin.al për të drejtuar kërkesa për informacion publik si dhe për të marrë përgjigje përmes kësaj platforme nga institucionet shtetërore ose për të drejtuar ankesa ndaj Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në rast të cënimit/refuzimit të drejtës për informim.
Tashmë, aplikimi i software-it të prezantuar para pak ditësh për kërkesën dhe ankesën elektronike për të drejtën e informimit nuk mbështetet vetëm në vullnetin pozitiv të institucioneve shtetërore, por ka një bazë ligjore që e bën të detyrueshëm dhe të qëndrueshëm përdorimin e portalit www.pyetshtetin.al me synim që brenda një kohë të shkurtër ai të gjenerojë Regjistrin kombëtar të kërkesave për informacion publik që i drejtohen institucioneve shtetërore.
Meqënëse, jemi në fazë pilotimi të këtij sistemi në 7 institucionet e para pilot (Komisioneri, Ministria e Arsimit dhe e Sporteve, Ministria e Turizimit dhe e Mjedisit, Kontrolli i Larte i Shtetit, Bashkia Tiranë, Korçë dhe Shkodër), do të mirëprisnim çdo sugjerim tuajin për përmirësimin e tij në funksion të lehtësimit të procedurave të kërkimit online të informacioneve me karakter publik”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0043079853057861