INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maqedonia e Veriut voton, shqiptarët përcaktues në zgjedhjen e presidentit

Maqedonia e Veriut voton, shqiptarët përcaktues në zgjedhjen e presidentit

Publikuar më: 14:06 05-05-2019

Në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet raundi i dytë zgjedhjeve presidenciale, ku në garë janë dy kandidatë, Stevo Pendarovski, i partive në pushtet të udhëhequr nga social-demokrati, Zoran Zaev dhe Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate e VMRO DPMNE-së, që drejtohet nga Hristijan Mickovski.

Votimet janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00 të mbrëmjes. Zgjedhjet do të jenë të vlefshme nëse në votime dalin mbi 40 për qind e zgjedhësve.

Në rast të dështimit të zgjedhjeve, postin e presidentit të përkohshëm do ta ushtronte kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ndërsa Qeveria nuk e ka përjashtuar mundësinë që zgjedhja e presidentit të ri të kalojë në Kuvend.

Kujtojmë se në raudin e parë të zgjedhjeve në garë ishte dhe një kandidat shqiptar,Blerim Reka, që kishte fituar rreth 80 mijë vota.

Pikërisht votat e tij, konsiderohen si vendimtare si për arritjen e pragut zgjedhor po ashtu edhe për fitoren e ndonjërit nga kandidatët maqedonas, të cilët edhe fushatën në raundin e dytë e kanë përqendruar në tërheqjen e votuesve shqiptar.

Article Logic
Execution time: 0.0035128593444824