INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mes vetëtimave, avioni me 143 persona në bord ngec në lumë [VIDEO]

Mes vetëtimave, avioni me 143 persona në bord ngec në lumë [VIDEO]

Publikuar më: 13:59 05-05-2019

Një avion Boeing me 143 persona në bord ka përfunduar mbi një lumë në Florida, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima pasi rrjedha ujore ishte e cekët. Ngjarja ka ndodhur në një bazë ushtarake të Jacksonville gjatë një stuhie.

Sipas mediave amerikane nga incidenti kanë mbetur të plagosur 21 persona, ndërsa hetuesit federalë të Shteteve të Bashkuara kanë nisur hetime për të zbuluar shkakun.

Boeing 737-800, i ngarkuar nga ushtria amerikane, mbërriti nga gjiri i Guantanamos në Kubë me 136 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit kur u rrëzua në lumin St Johns në fund të pistës.

“Aeroplani, i marrë nga Miami Air International, po përpiqej të ulej në orën 9:40 pasdite mes bubullimave dhe vetëtima kur doli jashtë piste dhe u ndal në ujërat e cekëta të lumit”, thanë autoritetet dhe pasagjerët duke e cilësuar një mrekulli mënyrën sesi shpëtuan.

Article Logic
Execution time: 0.0038478374481201