INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqiptarët marrin shërbimet shëndetësore më të dobëtat në Europë[VIDEO]

Publikuar më: 09:23 26-02-2019

Indeksi i Shëndetit Konsumator 2018 i matur nga instituti suedez, Fuqia e shëndetit të konsumatorëve rendit Shqipërinë të fundit mes 35 shteteve europiane. Deri në 2017 më keq sesa ne ishin Rumania, Mali i Zi dhe Bullgaria, por tashmë kryeson vendi ynë.
Sipas raportit Shqipëria ka burime shumë të kufizuara të kujdesit shëndetësor. Edhe pse shqiptarët vizitojnë mjekun e familjes dy herë më shumë se suedezët me 3.9 vizita në vit kundrejt 1.7, shërbimet nuk i marrin në nivelet e duhura.
Ndryshe nga Shqipëria, vendet e tjera të Ballkanit kanë bërë përpara në drejtim të përmirësimit të shëndetit. Serbia vijon të ngjitet në renditje, duke zënë vendin e 18-të për përmirësim të kohës së pritjes, për shkak të investimeve të ndjeshme në skanera dhe për zbatim të recetave elektronike.
Edhe Mali i Zi ka përmirësuar renditje, duke u ngjitur në vend të 23, duke pasur si arritjen më madhe uljen e vdekjeve të foshnjave.
Shqipëria merr pikët më të ulëta në Europë në treguesin e të drejtave të pacientit dhe informacionit me 67 pikë, për parandalimi i sëmundjeve merr 71 pikë dhe për cilësinë e produkteve farmaceutike 33 pikë. Edhe për llojet e shërbimeve jemi sërisht të fundit në Europë me vetëm 42 pikë. Shqipëria më mirë paraqitet për kohën e pritjes për trajtimin, pra e marrin shërbimin në kohë të shpejtë.

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223