INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet në komunën e Tuzit, shanset për të fituar shqiptarët

Zgjedhjet në komunën e Tuzit, shanset për të fituar shqiptarët

Publikuar më: 10:23 03-03-2019

Këtë të dielë zhvillohen zgjedhjet vendore për komunën e plotë të Tuzit.

Gara më e fortë zgjedhore pritet të zhvillohet mes koalicionit të forcave politike shqiptare “Malësia na bashkon” dhe Partisë Demokratike Socialiste të presidentit malazez, Milo Gjukanoviç.

Edhe sondazhet e fundit tregojnë për një fitore të ngushtë të koalicionit shqiptar me mbështetjen e afro 45% të elektoratit, ndërkohë si parti e dytë sondazhet nxjerrin Partinë Demokratike Socialiste të Gjukanoviç.

Gjithçka në komunën e Tuzit është bërë gati për zgjedhjet, madje dokumentet janë edhe në gjuhën shqipe, pasi rajoni i malësisë është i populluar me shumicë shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0025889873504639