INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bota e kapluar nga trishtimi, shqiptarët ndër më të stresuarit [RENDITJA]

Bota e kapluar nga trishtimi, shqiptarët ndër më të stresuarit [RENDITJA]

Publikuar më: 11:58 26-04-2019

Shqiptarët janë ndër njerëzit më të stresuar në botë.Në këtë përfundim ka arritur raporti i Gallup i cili është bazuar në analizën e emocioneve.

Nga ky raport, i kryer në formën e një ankete, rezulton se, 55% e shqiptarëve përjetojnë stres të madh. Norma është përtej mesatares globale e cila është 35%.

Kjo do të thotë se jemi të katërtit në listën e popujve më të stresuar në botë, pas Greqisë, Filipineve dhe Tanzanisë, si dhe në të njëjtat nivele me Iranin, Sri Lankan si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në analizë janë marrë mbi 143 shtete. Greqia që mban vendin e parë rezulton të ketë 59% të popullsisë së saj të stresuar, ndërkohë që vendet më pak të stresuar në botë janë ato të Amerikës Latine, me Paraguain dhe Panamanë apo Hondurasin. Sa i përket ndjenjës së zemërimit, vendi ynë ndërkohë nuk figuron në listën e popujve më të zemëruar.

Vendi ynë renditet në vendin e 50 në listën e më pozitivëve në botë.Sipas raportit global njerëzit në botë sot janë më të stresuar dhe më të trishtuar se kurrë më parë.

Në këtë gjendje të tillë emocionale ndikojnë shumë faktorë sikurse mosha dhe pagat. Sondazhi i Gallup u mbështet në dy pyetje, e para “ A keni buzëqeshur apo qeshur ditën e djeshme” dhe “ C’mund të thoni për trishtimin”?

Article Logic
Execution time: 0.0018031597137451