INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Majlinda Bregu: Ju tregoj kush e fundosi PD-në

Majlinda Bregu: Ju tregoj kush e fundosi PD-në

Publikuar më: 22:52 10-01-2018

Majlinda Bregu ka qenë e ftuar mbrëmjen e së mërkurës, në emisionin e Eni Vasilit. Ajo ka folur për situatën politike dhe protestën e 27 janarit të thirrur nga opozita. Gjatë intervistës së saj, ish-deputetja e PD-së, e ftuar në emisionin “Studio e Hapur” është shprehur se çadra ishte mekanizmi që fundosi të djathtën.
Bregu pohon se çadra nuk kishte një platformë bindëse për qytetarët, në mënyrë që ata ta mbështesnin vazhdimisht.

Çadra fundosi ose vendosi fatin e PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit. Çadra nuk arriti të bindte elektoratin e saj që ti bashkohej vazhdimisht, por i hapi rrugën marrëveshjes së 18 majit. Çadra ishte në një kohë të gabuar”,-shprehet Bregu.

Ajo ndërkohë ka treguar edhe kur ka qenë komunikimi i fundit i saj me Lulzim Bashën.

“Komunikimi im me Lulzim Bashën ka qenë në qershor, kur ka qenë në Tiranë, Hot Brajan Lee. Kjo besoj se vlen dhe me kolegët e tjerë të partisë. Nuk ka asnjë ftesë që na është bërë, pasi nuk mund të bëhet nga studio televizive”, tha ish-deputetja demokrate.

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387