INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luhatjet e euros. Prodhuesit: Po falimentojmë

Luhatjet e euros. Prodhuesit: Po falimentojmë

Publikuar më: 12:42 25-05-2018
Banka e Shqipërisë ka detyrimin që të bëjë studimin apo parashikimin për ndikimin që kanë luhatjet e monedhës euro te eksportuesit shqiptarë.
Për Arben Shkodrën, sekretar i Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë, analiza sektoriale për çdo kompani po jep efekte negative dhe kjo do të bëhet më evidente në fund të vitit ku do të shihen pasojat e luhatjes së monedhës euro. Impaktin më të madh sipas tij do ta kenë produktet “Made in Albania”, p.sh sektori i inputeve të ndërtimit, bimët medicinale, dhe kompanitë fason. Ai ka kërkuar që përfaqësues të qeverisë të ulen së bashku për të gjetur rrugëzgjidhje të përkohshme pasi prodhuesit nuk do të falimentojnë.
 
Nga ana tjetër, Bashkimi i Prodhuesve theksoi se për këtë çështje kërkohet dialog dhe se deri tani, nuk ka asnjëlloj përgjigje. Përmes një letre zyrtare dërguar qeverisë, kjo shoqatë theksoi se zhvlerësimi i monedhës se huaj, po dëmton eksportuesit shqiptarë. Sipas kryetarit të saj, kjo situatë ka shqetësuar muajt e fundit kompanitë eksportuese.
 
Disa ditë më parë, një tjetër reagim për luhatjen e monedhës euro ka ardhur nga Drejtori i Qendrës për Kërkime ekonomike Zerf Preçi dhënë për IN news.
 
Article Logic
Execution time: 0.0033278465270996