INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Euro shënon sërish rënie në tregun e brendshëm

Euro shënon sërish rënie në tregun e brendshëm

Publikuar më: 13:29 25-05-2018
Monedha e përbashkët ka shënuar sërish rënie në tregun e brendshëm gjatë ditës së sotme, ndonëse ritmet e nënçmimit janë ngadalësuar në krahasim me ditët e mëparshme.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 126.61 lekë, me një rënie prej 0.03 lekësh në krahasim me ditën e mëparshme.
Vetëm gjatë kësaj jave, euro ka humbur 0.53 lekë, duke e çuar monedhën e përbashkët në një tjetër rekord të ulët të këtyre 10 viteve, në nivele që nuk ishin parë që nga muajt e parë të vitit 2009.
Për pesë muajt e parë të këtij viti, mesatarja e këmbimit të monedhës së përbashkët ishte 130.9 lekë, më e ulëta që nga viti 2008, kur mesatarja e vitit ishte 122.8 lekë. Vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti, euro ka rënë me 6.5 lekë, ose 4.85%.
 
Arsyeja kryesore mbetet oferta më e lartë se kërkesa. Oferta sipas ekspertëve vjen nga kanalet formale dhe informale, që po kanalizohen përmes tregut të pasurive të paluajtshme. Një tjetër faktor që vlerësohet të ketë ndikuar rënien e fortë në muajin e fundit janë transaksionet e bankave për konvertimin e kapitalit nga euro në lekë, ndikim që pritet të jetë afatshkurtër. 
Rënia e euros ka amortizuar rritjen e çmimeve të apartamenteve që ende kuotohen në monedhën e përbashkët.
 
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 108.08 +0.18
Euro EUR 126.61 -0.03
Poundi Britanik GBP 144.30 -0.21
Franga Zvicerane CHF 108.86 -0.05
Jeni Japonez (100) JPY 98.71 +0.35
Dollari Australian AUD 81.98 +0.43
Dollari Kanadez CAD 83.74 -0.18
Korona Suedeze SEK 12.41 +0.05
Korona Norvegjeze NOK 13.34 -0.02
Korona Daneze DKK 17.00 +0.01
 
Article Logic
Execution time: 0.0033638477325439