INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana Vjollca përshëndet vjehrrën me kode sekrete nga emisioni? Ja se çfarë ka ndodhur...[VIDEO]

Luana Vjollca përshëndet vjehrrën me kode sekrete nga emisioni? Ja se çfarë ka ndodhur...[VIDEO]

Publikuar më: 12:13 22-12-2017

Kur bëhet fjalë për Luana Vjollcën gjithmonë ndodhin të papritura.

Edhe pse nuk është bërë publike thuhet se moderatorja është në një marrëdhënie me Krenar Çoçajn.

Së fundmi Luana nuk ka nguruar të flasi dhe për vjehrrën e saj duke menduar se gjuha e saj e koduar nuk do të kuptohej nga publiku.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në puntatën e fundit të emisionit “Shiko Kush Luan”, ku njëra prej skuadrave ftoi në skenë një zonjë nga publiku për të rrotulluar rrotën e pikëve dhe fakti që ja vlen për të nënvizuar është se pasi u pyet nga Luana, doli që zonja e kishte emrin Lume.

Dhe e papritura ndodhi, me tone të larta harmonike Luana u shpreh: “Zonja Lume, unë vdes për këtë emër dhe e kam një arsye pse!” duke ngjallur kështu një sërë dyshimesh.

Deri këtu jemi në rregull, por po të marrim parasysh siç e ka bërë të ditur së fundmi “Prive.al”, Lume quhet gjithashtu e ëma e Krenarit ose po të bëjmë lidhjet saktësisht na rezulton si vjehrra e Luanës.

Dhe me sa po kuptojmë me atë që na ka rrëfyer Luana, ajo paska një marrëdhënie fantastike me vjehrrën e saj.

Për ta kuptuar më mirë situatën ndiqni videon në fraksionin 1:38:15.

kl_sdnf90q3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391