INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana nuk paska kopjuar vetëm emisionin, por ka bërë “xing” edhe me këtë këngëtare të njohur shqiptare [FOTO]

Luana nuk paska kopjuar vetëm emisionin, por ka bërë “xing” edhe me këtë këngëtare të njohur shqiptare [FOTO]

Publikuar më: 20:45 30-10-2017

Luana Vjollca ka nisur programin e ri “Shiko kush Luan”, por menjëherë është bërë pre e sulmeve. Moderatorja ka thënë më parë se ky format emisioni vinte për herë të parë në Shqipëri.

Por njëra nga rubrikat e emisionit “Shiko kush luan, ndaje ose haje” i moderatores Luana Vjollca është tërësisht e kopjuar nga një tjetër program i huaj i quajtur “Fill your guts or spill your guts”, e James Corden. Mirëpo, edhe fustanin e saj të shumëpërfolur për të cilin bëri “debat” me Ermal Mamaqin nuk ja kemi parë asaj për herë të parë veshur.

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari dhe moderatorja e Top Channel Luana Vjollca mesa duket kanë të njëjtat preferenca për sa i përket fustaneve. Gjatë emisionit të saj më të ri “Shiko kush luan”, Luana u shfaq me një fustan të bardhë me lidhje, dhe të hapur në pjesën e gjoksit.

Por nga një vëzhgim në profilin e Instagram-it të Zaiminës, gjejmë një fustan identik me atë që kishte veshur Luana të shtunën.

Zamina e ka veshur vetë këtë fustan të bardhë mjaft provokues. Moderatorja e njohur mund ta ketë marrë fustanin në sallonin e Zaminës, pasi kjo e fundit ka një biznes të sajin me fustane mbrëmjesh.

Gjithsesi në profilin e Luanës, nuk ka asnjë informacion se ku mund të jetë marrë fustani, çfarë na bën të mendojmë se kjo mund të jetë një rastësi, që vajzat kanë veshur të njëjtin fustan.

collagezajmi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.002971887588501