INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luana dhe Krenari drejt martesës? Zbulohen planet e çiftit [FOTO]

Luana dhe Krenari drejt martesës? Zbulohen planet e çiftit [FOTO]

Publikuar më: 00:04 14-12-2017

U munduan ta mbanin të fshehur lidhjen për një kohë të gjatë por nuk ia arritën pasi u kapën disa herë mat. Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj janë një nga çiftet më simpatikë por rrallë herë i shohim bashkë sepse ata kanë zgjedhur ta mbajnë shumë private lidhjen e tyre, pavarësisht se po bëjnë më shumë se dy vite të lidhur.
E pikërisht kjo është një nga arsyet që çifti po mendon hapin e rëndësishëm, atë të martesës.
Burime për "Panorama Plus" kanë treguar se distanca fizike, meqënëse Krenari jeton në Prishtinë, po detyron çiftin të shkojnë drejt altarit.
Gjithsesi ata e kanë zgjidhur të jenë afër, pasi udhëtojnë shpesh në vendet më të bukura të botës duke e shijuar në maksimum lidhjen e tyre.
Nuk dihet ende një datë e saktë, por siç shkruan "Panorama Plus", çifti ka programuar verën e vitit 2018 për t'i dhënë fund beqarisë.

nari.jpg

Article Logic
Execution time: 0.002079963684082