INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI të tjera akuza kryeministrit Rama: “Edhe pak kohë të ka mbetur”[FOTO]

LSI të tjera akuza kryeministrit Rama: “Edhe pak kohë të ka mbetur”[FOTO]

Publikuar më: 12:31 16-01-2018

Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI-së ka publikuar sot disa dokumenta duke akuzuar përsëri kryeministrin Edi Rama.

Me një postim në faqen e tij në facebook, Petrit Vasili ka publikuar shkresen qe ai vetë thotë se i ka nisur Ramës kur ishte ministër i Drejtësisë në qeverinë e tij, duke shkruar se Rama ka gënjyer, pasi “skandalin e 2 miliard eurove e ka prej muajsh ne tavoline”.

Ja se çfarë shkruan Petrit Vasili në postimin e tij në facebook:

Kryeministri gënjeu, skandalin e 2 miliard eurove e ka prej muajsh në tavolinë.

Skandalin e 2 miliard eurove, që rrezikon të paguajë Shqipëria si pasojë e humbjes së gjyqeve për kontratat e prishura në mënyrë arbitrare nga qeveria,kryeministri e ka prej muajsh në tavolinë dhe qëllimisht s'ka lëvizur as gishtin.

Ky gënjeshtar profesionist e mohon dhe nuk e pranon të vërtetën, që është në dritën e diellit.

Këtë skandal monstruoz e kam denocuar kohë më parë, pa qenë fare në opozitë, por si ministër i Drejtesisë në atë kohë ja kam percjellë me shkrim me shkresë me Nr.Prot: 2357/1 date: 10.04.2017 këtë shqetësim shumë të rëndë, që mu bë prezent nga Avokati i Shtetit me shkresën e saj me Nr.prot 43/23 date 06.04.2017.

Këto janë faktet, që nuk i luan as topi dhe ky mashtrues ordiner, që kemi kryeministër le të guxojë të thotë të kundërtën.

Avokatja e Shtetit, që ka kryer detyrën e saj nuk është emëruar nga unë, por nga vetë ai.

Ndaj kryeministri mashtrues ta mbajë këtë përgjegjësi dhe boll ju përvodh fajit të pashmangshëm.

Ai është përgjegjesi i vetem dhe ai vete do përgjigjet. Shumë pak kohë i ka mbetur...”, përfundon kreu i grupit parlamentar të LSI.

ser0_g3qw4_rt.jpg

srt9g_we0t45_34.jpg

xdopfj_gq304trkq234.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033340454101562