INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lotarinë Amerikane e fitojnë vetëm korçarët? Ambasada e SHBA-ve tregon si është e vërteta [FOTO]

Lotarinë Amerikane e fitojnë vetëm korçarët? Ambasada e SHBA-ve tregon si është e vërteta [FOTO]

Publikuar më: 18:28 26-10-2017

Pas një problemi teknik ka rifilluar aplikimi për Lotarinë Amerikane, ku shumë shqiptarë provojnë shansin për të fituar një vizë për në tokën e premtuar. Mirëpo gjatë gjithë vitete është krijuaj një përshtypje apo le të themi një legjendë urbane se korçarët janë më të favorizuar për të fituar Lotarinë Amerikane. E lidhur me këtë ambasada e SHBA-ve në Shqipëri e ka parë të arsyeshme të japë një sqarim në Facebook.
Ambasada Amerikane përmes një postimi në profilin e saj në Facebook thotë se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë dhe se shanset për të fituar Lotarinë Amerikane i kanë të njëjta të gjithë shqiptarët në çdo cep të vendit.

Ja postimi i plotë:
“Shumë njerëz (madje edhe Keni) më kanë pyetur nëse korçarët e kanë më të lehtë të fitojnë Lotarinë Amerikane. Shikoni si iu përgjigja Kenit kur bëmë testin e të vërtetës. Tani do t’ju përgjigjem pyetjeve tuaja, si gjithmonë.
Lots of people (and even Kenny) have asked ëhether it is easier for people from Korca to ëin the DV lottery. Find out ëhat I told Kenny during our polygraph test. I’ll take your questions as alëays. #AskAnna#PyetAnën

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877