INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lleshi e përgënjështori por ja njoftimi i policisë dje për procedimet penale ndaj studentëve

Lleshi e përgënjështori por ja njoftimi i policisë dje për procedimet penale ndaj studentëve

Publikuar më: 13:23 13-12-2018

 

Sandër Lleshi, ministri i Brendshëm, u shpreh i befasuar sot në sallën e Parlamentit lidhur me procedimet penale të bëra dje ndaj protestusve, studentë, pedagogë dhe artistë.
Ai me zë dhe figurë tha se kjo nuk është e vërtetë. Por ajo që ka bërë ministri i rendit, Sandër Lleshi është se ka përgënjëstruar atë që policia ka thënë dje.
Policia e Shtetit në një njoftim ditën e djeshme ka dhënë ehde sqarime për procedimet.

Ky ishte njoftimi i policisë, datë 12 dhjetor

njoftimi_i_policise.PNG

 

Deklarata e Sandër Lleshit sot në Parlament

"Dje ka qarkulluar një lajm për fillimin e procedimeve penale për studentët dhe pedagogët. Edhe miqtë e mi pedagogë më kanë shqetësuar dje dhe në momentin e parë që kam pasur mundësi i kam kërkuar policisë informacione për këtë. Për befasinë time, ky është lajm i pavërtetë. Nuk ka pasur asnjë procedurë ndaj asnjë pedagogu dhe studenti”, deklaroi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494