INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një kolonë me automjete të KFOR-it vendoset në Mitrovicë

Një kolonë me automjete të KFOR-it vendoset në Mitrovicë

Publikuar më: 13:34 13-12-2018

Më shumë se 45 automjete të KFOR-it kanë hyrë në Mitrovicën veriore paka para orës 10: 00. Agjencia Shtetërore e Lajmeve në Serbi ‘Tanjug’ raporton se automjetet janë nisur në kolonë drejt Leposaviçit. Sipas tyre bashkë me automjetet e luftës po transportohen edhe pajisjet për bllokadë dhe ndërtim barrierash, makina ndërtimimi, buldozerë dhe tela me gjemba. Media serbe bën të ditur se Leposaviç kontigjenti i KFOR-it i përbërë nga hungarezët është vendosur në dy pozicione. Këto lëvizje të KFOR-it, sipas medies serbe, po bëhen në prag të mbledhjes së nesërme të Kuvendit të Kosovës ku do të procedohen ligjet për shndërrimin e FSK-së në Ushtri. Lëvizja e KFOR-it drejt veriut vjen në një kohë tashmë të tensionuar pas lëvizjes së Prishtinës, e cila do të vendos nesër për formimin e ushtrisë së Kosovës, me mbështetjen e hapur të qendrave perëndimore të politikave dhe fuqive ushtarake. Komandanti i forcave të përbashkëta të NATO-s në Napoli, admirali i SHBA James Foggo, tha dje se formimi i një ushtrie ishte diçka që Prishtina e vendos si shtet sovran që është. "Në këtë kontekst, prania e KFOR-it në veri, veçanërisht përbërja dhe pajisjet e automjeteve, tregojnë frikën rreth reagimit të mundshëm të Serbisë," shkruan Tanjug.

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609