INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Top Ten Travel rekomandon Shqipërinë të parën për pushime

Top Ten Travel rekomandon Shqipërinë të parën për pushime

Publikuar më: 11:40 08-02-2018

Publikohet lista e rekomandimve për vendet që duhen vizituar këtë vit nga portali i udhëtimeve "Top Ten Travel". Mund të habiteni, por është e vërtetë, vendi numër 1 i rekomanduar në listë për t’u vizuar është Shqipëria. Madje portali jep dhe një këshillë të thjeshtë: “Merrni pasaportën tuaj, rezervoni biletat dhe zbuloni këto vende të mahnitshme!“ 

Më konkretisht, ja çfarë shkruhet për Shqipërinë:
‘’Tani është koha për destinacionin numër një për vitin 2018, Shqipëria. Kryeqyteti, Tirana është i arritshëm nga Prizreni dhe Prishtina përmes një udhëtimi me autobus. Ky itinerar e bën rrugën tepër interesante, duke parë kështu disa nga peizazhet më të bukura malore në Evropë. Mediat perëndimore i kanë dhënë më parë Shqipërisë me një reputacion të keq, por ata që dëshirojnë të vizitojnë do të ‘’shpërblehen’’ me një vend vërtet mahnitës. Ndërsa kryeqyteti, Tirana është një qytet simpatik dhe miqësor, tërheqja kryesore e Shqipërisë qëndron në peizazhin malor të veriut, plazhet mahnitëse të jugut dhe numri i madh i qyteteve me kështjella të lashta. Ky vend i madh ka gjithashtu një numër vendesh historike. Më i njohur është Apollonia, rrënojat e një qyteti grek të lashtë. Një tjetër vend që ia vlen të vizitoni është Kalaja e Rozafës. Ajo shërbeu si një fortesë për Perandoritë Otomane, Romake dhe Serbe në pika të ndryshme të historisë.’’
Veç Tiranës rekomandohet dhe Londra, Parisi, New Yorku, Barcelona, Bangkoku, e tje.

Article Logic
Execution time: 0.0041499137878418