INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ligji i Arsimit të Lartë. LSI, dështoi për faj të ministres Nikolla

Ligji i Arsimit të Lartë. LSI, dështoi për faj të ministres Nikolla

Publikuar më: 17:02 22-02-2018

Edhe pse LSI ka votuar ligjin e arsimit të lartë kjo nuk e ka penguar deputeten Kejdi Mehmetaj të deklarojë se ky ligj vetëm sa ka rënduar situatën në universitete por dhe në familjet e studentëve. Në interpelancën e thirrur me ministren Lindita Nikolla deputetja e LSI tha se situata në arsimin e lartë është e rëndë, dhe kjo për faj të ministrisë së arsimit, edhe pse kjo ishte paralajmëruar që në 2015, kohë kur u miratua ligji.

Kejdi Mehmetaj:
“Votimin e kemi bërë dhe pasi morëm se premtimin se ligji do të impelementohej. Ndarja e thellë mes nesh nuk po ndodh tani por ka lindur që vitin e kaluar se ju nuk mbajtën fjalën dhe pranuar rrënimin e ëndrrave të mijërave të rinjve shqiptar. Reforma juaj ka krijuar kaos dhe konflikt”.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e thirrur në interpelancë nga opozita tha se ka nisur një inspektim për verifikimin e ligjshmërisë në universitete. Ndërsa premtoi se aktet nënligjore do të jenë gati brenda muajit shkurt.
Lindita Nikolla:
“Ne kemi plotësuar të gjitha udhëzimet e ministrit të Arsimit dhe jemi duke përmbyllur edhe VKM e fundit. Pra janë vetëm 3 VKM pa miratuar nga aktet nënligjore të cilat përmbyllen brenda shkurtit”.
Kejdi mehmetaj dhe ministra Nikolla nuk kane kursyer as akuzat dhe ironitë personale.

Article Logic
Execution time: 0.0040290355682373