INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Letra prekëse e vajzës së vogël. I kërkon babagjyshit një veshkë për vëllanë e saj

Letra prekëse e vajzës së vogël. I kërkon babagjyshit një veshkë për vëllanë e saj

Publikuar më: 10:36 04-12-2018

Një vajzë e vogël i ka shkruar një letër prekëse babagjyshit të Vitit të Ri (Santa Claus), duke kërkuar si dhuratë një veshkë të re për vëllanë e saj. Letra u hodh në një dyqan në Franklin, Karolinën e Veriut, i cili ka një kuti postare, ku fëmijët mund të lënë shënime për babagjyshin. Letra e shkruar me ngjyrë të gjelbër, blu dhe ngjyrë vjollcë ka këtë  mesazh. 'I dashur Santa, disa nuk besojnë te ju. Por unë po. Një gjë që me të vërtetë e dua për Krishtlindje është që vëllai im i madh të realizoj një transplantim të veshkave. JU LUTEM". 

DEAR_SANTA.jpg

Përveç emrit Kaitlyn, nuk dihet asgjë për vajzën, por letra e saj tani është bërë virale pasi u postua nga punonjësit e dyqanit, duke shpresuar që të gjejnë familjen e saj dhe t'u japin atyre mbështetje.  Menaxherja e dyqanit Shelly Thomas tha se ajo po pastronte kutinë postare të premten, më 23 nëntor, siç bën çdo ditë kur gjeti këtë letër. "Ne i marrim letrat dhe nganjëherë i lexojmë, sepse nuk e dihet se çili do të jetë artikulli më i kërkuar këtë vit," tha ajo. " Me të vërtetë më preku. '-tha menaxherja.  Thomas tha se së pari u përpoq të shikonte përmes pamjeve të mbikqyrjes me video për të gjetur prindërit ose fëmijën, por nuk pati fat. Pas marrjes së lejes nga menaxheri i marketingut i Lowe, Thomas postoi një foto të shënimit në Facebook. "Kjo është një" Letër për Santa "që ishte lënë në kuti postare në Lowe's të Franklinit," shkroi ajo. 'Kompania jonë po kërkon të kuptoj nëse dikush mund të dijë se kush është ky fëmijë. Nëse dëshironi, ju lutem shpërndajeni këtë në mënyrë që të mund të marrim kontakt me këtë familje. ' Deri më tani, posti është shpërndarë rreth 900 herë.

Article Logic
Execution time: 0.0026049613952637