INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sekuestrohet 1 ton kanabis në Velipojë. Vëllai i zv.drejtorit të Kufirit kapet mes trafikantëve

Sekuestrohet 1 ton kanabis në Velipojë. Vëllai i zv.drejtorit të Kufirit kapet mes trafikantëve

Publikuar më: 19:34 11-11-2017

Kapet një ton kanabis sativa në fshatin Vilu të Velipojës në Shkodër. Policia i kapi në flagrancë disa nga trafikantët teksa zhvendosnin drogën nga një furgon për në skaf. Policia sekuestroi furgonin dhe gomonen,ndërkohë që në pranga kanë rënë trafikantët. Midis tyre është edhe një efekti i policisë si i përfshirë në këtë trafik. Bëhet fjalë për Enrik (Prel) Zylja, vëllai i zv.shefit të Kufirit në Shkodër, Ndrek Zylja. Ai kishte dalë garant për transportin e kanabisit drejt plazhit të Vilunit. Në operacion kanë marrë pjesë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nga Tirana. Burime nga Policia e Shkodrës, thonë se grupi i personave po hetohej prej kohësh nga policia, ndërsa u prit momenti që ata të kapeshin në flagrancë. Oficeri i policisë mësohet se është prangosur në flagrancë në momentin që ka nisur operacioni antidrogë.

Article Logic
Execution time: 0.0033822059631348