INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I vunë eksploziv për herë të dytë në banesë.  Biznesmenit nga Vlora iu zhduk vëllai një vit më parë

I vunë eksploziv për herë të dytë në banesë. Biznesmenit nga Vlora iu zhduk vëllai një vit më parë

Publikuar më: 14:03 02-07-2017

Një vit më parë, biznesmenit Robert Mehmeti që iu vu një sasi eksploziv në banesën e tij sot, i është zhdukur i vëllai, dhe për të nuk është dëgjuar më. Kjo mendohet të jetë një nga pistat të cilat policia po heton në lidhje me shpërthimin e ditën e sotme të ndodhur në qytetin e Vlorës, ku ndërtesës së 50-vjeçarit ju vendos tritol. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lirimi” pranë rrugës “Demokracia”, ku dyshohet se pranë derës së banesës që ndodhet në katin e dytë është vendosur një sasi e vogël lëndë shpërthyese. Si pasojë e shpërthimit, ka patur vetëm dëmtime të pjesshme të derës së banesës. Në momentin e ndodhjes së ngjarjes, nuk ka patur njeri në banesë. Deri më tani, nga kamerat e sigurisë është mundur të fotografohet personi që vendosi eksplozivin, edhe pse identifikimi nuk është i lehtë pasi kishte vënë një kapele. Policia bën me dije se këtij objekti (lokal-banesë) i është vendosur eksploziv edhe disa ditë më parë, me pasoja të lehta materiale.

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492