INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gara për kreun e PD-së. Mbyllen sot regjistrimet e kandidatëve

Gara për kreun e PD-së. Mbyllen sot regjistrimet e kandidatëve

Publikuar më: 13:47 02-07-2017

Partia Demokratike mbyll sot regjistrimet e kandidatëve për garën për kryetarin. Deri tani zyrtarisht kërkesën e kanë dorëzuar katër kandidatë. Lulzim Basha, Eduard Selami dhe dy kandidatë të tjerë, një anëtar i PD në Fier dhe një kandidat për deputet në listat e Tiranës kanë zyrtarizuar kandidaturën ndërkohë që Astrit Patozi tha se është  gatshëm të përballet me Bashën. Por Patozi thotë se do ta zyrëtarizojë kërkesën e tij me kusht që të garantohet një garë e ndershme. Ai dhe grupi i anëtarëve të tjerë të PD kërkojnë Lulzim Basha të dorëhiqet dhe të lërë zyrën dhe privilegjet e tjera që gëzon nga të mbajturit e postit të kryetarit. Ndërkohë Lulzim Basha nuk ka reaguar ndaj kësaj kërkeses apo lëvizjes që kërkon dorëheqjen e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0033340454101562