INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet vëllai i gruas që u vra nga burri duke e hedhur nga ballkoni

Flet vëllai i gruas që u vra nga burri duke e hedhur nga ballkoni

Publikuar më: 17:58 05-12-2016

Vëllai i Liljana Rukës, që u vra në mënyrë makabre nga bashkëshorti duke e hedhur nga ballkoni ka takuar Kreun e Gjykatës në Fier Roland Jaupaj duke i kërkuar të marrë në kujdestari dy fëmijët që la pas e motra.
“Si ndiqen proceduart? Më ndihmoni me të gjitha dokumentet e nevojshme” mësohet t’i ketë thënë kryegjyqtarit vëllai i viktimës në takimin e zhvilluar në hyrje të Gjykatës.
Sipas portaleve lokale, më pas, vëllai i Liljanës dhe gjyqtari shkuan në zyrën e këtij të fundit.
“Unë jap vendime, nuk bëj komente”, ka thënë për mediatr kryegjytari ndërsa pritet që hetimi për gjithçfarë ka ndodhur me urdhrin e mbrojtjes lëshuar për viktimën, të nisë sot pasdite.
Po Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri zbuloi se urdhri i mbrotjes nuk kishte mbërritur kurrë në polici.

Article Logic
Execution time: 0.003727912902832