INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Megaoperacion në Itali! Në mesnatë arrestohen dhe gra…

Megaoperacion në Itali! Në mesnatë arrestohen dhe gra…

Publikuar më: 10:26 04-12-2018

Një operacion është zhvilluar në mesnatë në Itali dhe janë lëshuar urdhra të rinj arresti për persona që merren me trafikim droge në Campobasso.
Gjashtë urdhër arreste për burgim, 4 për arrest shtëpie, 13 për hetim për një trafik droge të organizuar nga shqiptarë dhe italianë.
Nga ora 4 e mëngjesit, 10 persona, banues në Termoli, Portocannone e Campomarino, janë dërguar në paraburgim ose me masa të tjera shtrënguese.
Akuza ndaj tyre: grupe kriminale që synojnë trafikun e drogës, marihuanën, por më së shumti, kokainën dhe heroinën.
Në total janë 13 të dyshuar, nga të cilët 5 gra; njëra italiane në Termoli dhe tjetra shqiptare me banim në Campomarino me dy vëllezërit e saj, edhe ata të ndëshkuar nga urdhër arrestet e lëshuar nga ana e gjyqtares Teresina Pepe.
Policia i kishte vëzhguar vendet ku banonin kryesisht shqiptarët, që merreshin me importin dhe shitjen e drogës në territor dhe e kanë ndërtuar të plotë skemën.

Article Logic
Execution time: 0.0037631988525391