INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Leku letër në Rinas”, 350 mijë euro të pa deklaruara! Habit i moshuari...

“Leku letër në Rinas”, 350 mijë euro të pa deklaruara! Habit i moshuari...

Publikuar më: 18:12 16-11-2017

Kjo për shkak se gjatë kontrollit në Rinas, atij i është gjetur një shumë e madhe parash në valixhe.

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për një shtetas italian, pasi ky i fundit ka pasur në valixhen e tij një shumë të madhe parash, të pa deklaruara. Polica na bën me dije se 51- vjeçari po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”, parashikuar nga neni 179/a të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit M.C., 51 vjeç lindur në Tradate, Itali.

Ky shtetas u përzgjodh për verifikim në vijën e dytë ku gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 350.000 euro, shumë të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar në zyrën doganore. Policia ka bërë sekuestrimin e vlerës monetare.

Article Logic
Execution time: 0.0042068958282471