INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Le Spot pranë fëmijëve, Babagjyshi i Vitit të Ri me dhurata për fëmijët me tumor [VIDEO]

Le Spot pranë fëmijëve, Babagjyshi i Vitit të Ri me dhurata për fëmijët me tumor [VIDEO]

Publikuar më: 20:04 28-12-2017

Është fundvit dhe si i tillë, më së shumti përjetohet nga fëmijët. Një dhuratë, një festë, ca buzeqeshje më shumë, janë surpriza e festave për fëmijët e diagnostikuar me kancer dhe leucemi në repartin e Pediatrisë në QSUT.

Le spot group ju bashkua nismës së Lions Club Tirana Elite, me dëshirën e mirë që disa dhurata dhe atmosfera e festave do t`ju ndryshonte trishtimin e shtrimit ne spital femijeve. Aktiviteti solli pranë fëmijëve babagjyshin e vitit të ri.

‘Ne si shoqatë jemi këtu falë Le Spot Grup. Jemi këtu që ri gëzojmë me një dhuratë dhe të jemi pranë nevojave të tyre. Ju urojmë shërim sa më të shpejtë’ u shpreh përfaqësuesja e Lion Club Tirana Elite.

Fëmijët janë dhurata dhe vazhdimësia e jetës por fatkeqësisht në çdo 2 minuta një fëmijë diagnostikohet me kancer dhe leucemi. E pas fitimit të sfidës pasojat që mund të lërë sëmundja janë të parikuperueshme, ndaj dhurimi i këtyre momenteve të bukura i ndihmon ata që të rikuperojnë më shpejt pasojat.

 

Article Logic
Execution time: 0.0026979446411133