INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lanabregas, vaksinohen 150 fëmijë të komunitetit rom...

Lanabregas, vaksinohen 150 fëmijë të komunitetit rom...

Publikuar më: 17:28 23-01-2018

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale ka nisur një program kombëtar për ofrimin e kujdesit shëndetësor parësor në komunitet, duke filluar me procesin e vaksinimit për kategoritë vulnerabël, pranë vendbanimeve të tyre.

Si pasojë e neglizhimit të vaksinimit një numër i madh fëmijësh të komunitetit rom janë prekur nga virozat e këtij sezoni, por për të mos mjaftuar më kaq,  një pjesë e madhe e tyre janë prekur edhe nga fruthi.

Ditën e sotshme Ministria e Shendetësisë, ka marrë një aksion nga zona e Lanabregasit për vaksinimin e fëmijëve të këtij komuniteti. Nga informacionet e marra, 25 fëmijë nuk janë vaksinuar kurrë, ndërsa 130 të tjerë ishin vaksinuar pjesërisht.

Të gjithë fëmijët që nuk ishin vaksinuar, iu nënshtruan vaksinimit sipas kalendarit të detyruar që përmban 11 vaskina. Këtyre fëmijëve gjithashtu iu hapën edhe kartela në qendrën shëndetësore të zonës.

Ky aksion do të vazhdojë edhe në zonat e tjera të vendit.

9a96c951-78cb-4b54-8475-9a82ae8e650d.jpg27265945_10211892879339408_1345166666_o.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0046951770782471