INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajme të këqija për motin në fundjavë

Lajme të këqija për motin në fundjavë

Publikuar më: 10:41 02-02-2018

Planet këtë fundjavë mund t’ua prishë moti. Sinoptikanët thonë se nga kjo e premte deri të djelë thuajse gjithë territori i vendit do të jetë me shi. E premtja nisi e po vijon me vranësira e rreshje në gjithë vendin, më të shtuara ato do jenë në veri e më të pakta në qendër dhe jug. Ndërsa të shtunë rreshjet do të jenë më të dendura në pjesën më të madhe të vendit dhe deri në mbrëmje kur ato të lokalizohen në juglindje. 

Edhe orët e para të së dielës edhe pse me intensitet të ulët do të vijojnë me shi në veri dhe qendër, ndërsa kthjellime do të ketë vetëm pas mesditës të së djelës. Temperaturat do të jenë më të larta me 2-3 gradë.

Article Logic
Execution time: 0.0038459300994873