INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Laç, shënohet viktima e parë, ambulanca del nga rruga, shkak lagështia

Laç, shënohet viktima e parë, ambulanca del nga rruga, shkak lagështia

Publikuar më: 16:29 01-12-2017

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin tonë shkaktojnë edhe viktimën e parë.

Në orët e pasdites një ambulancë që udhëtonte nga Burreli drejt Tiranës ka dalë nga rruga për shkak të lagështirës.

Si pasojë e aksidentit të regjistruar në Laç ka humbur jetën një person i cili shoqëronte të sëmurin që po transportohej drejt kryeqytetit.

Mësohet se ka humbur jetën  50 vjeçari Afrim Dani i cili po shoqëronte nënën në ambulancë.

Policia është në vendgjarje për të zbardhur më tej shkaqet e aksidentit.

Article Logic
Execution time: 0.0038900375366211