INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kuvendi thërret seancë të posaçme, ç’pritet të diskutohet

Kuvendi thërret seancë të posaçme, ç’pritet të diskutohet

Publikuar më: 17:15 02-07-2019

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancë të posaçme në datë 8 korrik në orën 18:00.

Mësohet se seanca është thirrur nga PS.

Seanca vjen pas deklaratave të forta të presidentit Ilir Meta ndaj qeverisë, por edhe ndaj ambasadorëve.

PS ka deklaruar se do ta çojë në fund shkarkimin e presidentit.

Edhe pse nuk ka detaje për rendin e ditës, mësohet se bëhet fjalë për ngritjen e Komisionit Hetimor për Presidentin e Republikës, që do pasohet me shkarkimin e tij.

Më 26 qershor, Komisioni i Ligjeve miratoi me 13 vota pro dhe 1 kundër raportin përfundimtar për shkarkimin e Presidentit të Republikës, duke i hapur kështu rrugën e ngritjes së këtij Komisioni.

Article Logic
Execution time: 0.0037131309509277