INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kuvendi voton rezolutën kundër Metës, çfarë pritet më tej…

Kuvendi voton rezolutën kundër Metës, çfarë pritet më tej…

Publikuar më: 16:24 13-06-2019

Kuvendi u mblodh sot në një mocion me debat për të diskutuar Rezolutën që nënkupton nisjen e procedurave të shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.

Për më shumë se 5 orë ng kanë dalë në foltore thuajse të gjithë deputetët duke dhënë argumentet e tyre pro dhe kundër kësaj rezolute.

Në fund  deputetët prezentë në sallë votuan për rezolutën kundër vendimit të Metës për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve.

Sipas votimit 100 deputetë votuan Pro, 7 Kundër, 2 abstenuan ndërsa 1 zgjodhi të mos votojë.

Ky votim përkthehet në zyrtarizim të procedurave për shkarkimin e Ilir Metës, ngritjen e komisionin hetimor që do të hetojë shkeljen e rëndë të Kushtetutës dhe diskutimin që do të vijojë në Komisionin e Ligjeve.

Ndërkohë, të gjitha këto procedura nuk mund të kenë si finish shkarkimin e Presidentit, sepse sipas ligjeve në fuqi ajo që vendos është Gjykata Kushtetuese, e cila nuk funksionon por sipas eksponentëve më të lartë të PS do të jetë gati brenda korrikut.

 

 votimiiiii.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719