INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kult i përgjigjet Rozana Radit: “Ne promovojmë vlera jo...” [FOTO]

Kult i përgjigjet Rozana Radit: “Ne promovojmë vlera jo...” [FOTO]

Publikuar më: 13:36 12-11-2017

Pas reagimit të Rozana Radit në instagram, akademia “Kult” i kthen përgjigje këngëtares.

Pas reagimit të Radit në Instagram, ku shkruante se akademia “Kult” duhet t’i shikojë festivalet, kjo e fundit i është përgjigjur duke i thënë se te jesh fituese në festival nuk është kriter i jurisë së “Kult”.

I ftuar në “Jo Vetëm Modë” Ylli Sula, president i akademisë, tha se çmimet “Kult” janë promovim i vlerave, jo garë për t’u fituar.

“Çmimet Kult më shumë sesa garë janë promovim i prurjeve më të mira dhe vlerave më të mira. Ajo çka kishte thënë Rozana kam përshtypjen se vjen nga mosnjohja e procesit të Kultit. Kulti nuk është shumatore e fituesve të çmimeve të dhëna. Kulti liston këngët të cilat do të votohen dhe më pas nxirren kandidaturat.”, u shpreh ai.

0f21b69f21c54bd871ae890d3ff8e7ba.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391